foto ilustruese

Një 38-vjeçare ka denoncuar humbjen e mbesës së saj 21-vjeçare, pasi prej dy ditësh nuk kanë kontakte me të.

“Dje, kallëzoi shtetasja T. M., 38 vjeçe, se ka humbur kontaktet që prej datës 20.09.2025, me mbesën e saj, shtetasen M. F., 21 vjeçe, banuese në Sarandë. Punohet për gjetjen e 21-vjeçares, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.

Ndërkohë shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin E. F., 43 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se i ka vjedhur një shumë parash, një shtetaseje.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:

-arrestuan në flagrancë shtetasin R. Ç., 38 vjeç, banues në fshatin Krutje, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. M., 38 vjeç, pasi në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”, automjeti që drejtonte, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasi M. Sh.. Si pasojë u dëmtua pasagjerja në automjetin që drejtonte shtetasi M. Sh., e cila është në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Top Channel