Seria A/ Juventusi merr vetëm një pikë në Verona, Milani i Tares triumfon në Udine dhe ngjitet në vendin e tretë të klasifikimit 

20/09/2025 22:46

Mbrëmjen e sotme u luajtën 3 ndeshjet e para të javës së katërt të kampionatit italian, Seria A. 

Megjithëse ‘Zonja e Vjetër’ mori kreun e klasifikimit, nuk arritën të marrin shumë se një pikë ndaj vendasve të Veronës. Bardhezinjtë gjetën golin e avantazhit të parët me anë të portugezit Conceicao në minutën e 19-të.  Në fund të pjesës së parë, në minutën e 44-t vendasit baraspeshuan gjithçka nga pika e bardhë e penalltisë, pasi Orban nuk gaboi përballë gardianit të Juves, Di Gregorio. Juventinët kërkuan golin e avantazhit gjatë gjithë pjesës së dytë, por pa sukses.

Ndërkohë, Milani i Allegrit i dha leksion Udinese në shtëpinë e saj duke e mundur me rezultatin e pastër 0-3 dhe duke u ngjitur në vendin e tretë të klasifikimit. Golat e rossonerëve u shënuan nga bomberi amerikan, Pulisic i cili gjeti rrjetën dy herë, në minutën e 40-të dhe 53-të dhe nga francezi Fofana në minutën e 46-të.  

Ndër të tjera Bolonja mori 3 pikë në shtëpi përballë Gjenovës, duke e mundur me rezultatin 2-1.

REZULTATET

RENDITJA

Top Channel