Reshje shiu dhe dëbore, si parashikohet moti për këtë të shtunë Për dy ditë me radhë, Shkodra mikpriti mjekët urologë më të mirë të Ballkanit dhe Europës në Konferencën Shkencore “Aging Man”, të organizuar nga Shoqata e Urologëve në Shqipëri dhe Kosovë.
Për presidentin e Shoqatës Europiane të Urologjisë, profesor Carlo Bettocchi, ende ka hezitim nga meshkujt për të trajtuar probleme që sot janë lehtësisht të kurueshme.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu për të prezantuar teknikat më të fundit dhe që së bashku të mundohemi të sensibilizojmë moshën e tretë. Mesazhi kryesor që jap është që sot, gjithçka mund të kurohet. Për çdo problem ka një terapi apo një zgjidhje përmes kirurgjisë. Sot mosha e tretë përballet me shumë probleme shëndetësore, por duhet sensibilizim dhe kontrolle”, tha Prof. Carlo Bettocchi-President i Shoqatës Europiane të Urologjisë.
Gjate konferencës u bë prezantimi dhe demonstrimi i metodave më moderne që përdoren sot në urologji.
Top Channel