25-vjeçari në Delvinë përplas një vajzë të mitur me makinë, largohet nga vendi i ngjarjes

21/09/2025 12:40
Foto Ilustruese

Një 25-vjeçar në Delvinë ka aksidentuar një vajzë të mitur ditën e djeshme.

Policia thotë se ndaj M. K., 25 vjeç, banues në Delvinë nisi hetimi penal, pasi më datë 20.09.2025, në Delvinë, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar një shtetase të mitur 15 vjeç .

Pas aksidentit ai është larguar nga vendi i ngjarjes.

Shtetasja e aksidentuar ka marrë mjekim në Spitalin e Sarandës dhe është larguar për në banesë.

Top Channel