U arrestua dje nga policia e Kosovës për orën 1.5 mln euro, Noizy ‘thumbon’ Mozzik: Made in China

18/09/2025 12:28

Mozzik u rikthye dje në qendër të vëmendjes, pasi u përfol se reperi u ndalua nga autoritetet e Kosovës.

Lajmi bëri xhiron e rrjeteve sociale, duke ngjallur reagime të shumta nga ndjekësit dhe fansat e artistëve. Por nuk kaloi pa u vënë re as nga Noizy, i cili reagoi me një “thumb” të fshehtë në rrjet, duke nënkuptuar një goditje ndaj Mozzik, mes gjithë bujës që ndodhi.

Sipas burimeve në media, Mozzik po mbante me vete dy orë të markave prestigjioze, një Richard Mille dhe një Rolex, që ngritën dyshime për origjinën e tyre (vlera përllogaritet rreth 1.5 mln euro). Policia veproi në përputhje me procedurat standarde për kontrolle të mallrave luksoze dhe e informoi artistin për arsyen e ndalimit të përkohshëm.

Dikur, Mozzik dhe Noizy kishin një marrëdhënie të mirë dhe bashkëpunuan në këngën “Bonjour Madame”, që pati sukses të madh.

Por marrëdhënia e tyre u prish dhe kënga u fshi nga të gjitha platformat muzikore, një veprim që zbuloi thellësinë e konfliktit mes tyre, edhe pse asnjëri prej tyre nuk e ka shpjeguar plotësisht publikisht arsyen e ndarjes.

 

FOTO GALERI
4/5

Top Channel