Cardi B në pritje të fëmijës së katërt, babai është ylli i futbollit amerikan

18/09/2025 20:05

Reperja fituese e çmimit ‘Grammy’, Cardi B ka njoftuar shtatzëninë më fëmijën e saj të katërt. Gjatë një interviste për ‘CBS Mornings’ ylli i muzikës njoftoi lajmin dhe i dha fund spekulimeve për shtatzëninë

Kur u pyet mbi spekulimet online për shtatzëninë e saj nga gazetari i emisionit, ylli i muzikës Rap pohoi se pret fëmijën e saj të katërt me lojtarin e famshëm të futbollit amerikan.

Epo, po, jam. Do të kem një fëmijë me të dashurin tim, Stefon Diggs”, deklaroi reperja amerikane.

Gjatë intervistës reperja u shpreh se ndihej mirë personalisht dhe profesionalisht, e po ashtu e fuqishme duke ndjekur si jetën muzikore ashtu edhe shtatzëninë me fëmijës e saj të katërt.

Cardi B dhe Diggs e bënë publike lidhjen e tyre në maj, pasi u panë së bashku në ‘Met Gala’ si dhe duke festuar Ditën e Shën Valentinit.

Ajo dhe bashkëshorti i saje bënë romancën e tyre zyrtare vetëm disa muaj pasi ylli i hip-hopit u nda nga ish-bashkëshorti, Offset në vitin 2024, me të cilin ka edhe tre fëmijë.

 

Top Channel