
Deputetët iu drejtuan sërish Kuvendit të Shqipërisë për të dytën herë për këtë të martë, për të votuar Kryesitë e Komisioneve Parlamentare.
Seanca, ku me 77 votat pro të mazhorancës, u votuan Kryesitë e Komisioneve zgjati më pak se pesë minuta dhe menjëherë më pas ligjvënësit lanë ambientet e Kuvendit të relaksuar.
Fotografët e LSA-së kanë shkrepur momente nga batutat që deputetët kanë shkëmbyer me kolegët. Mes fotove, ra në sy deputetja demokrate Mesila Doda, që bisedon me dy deputetë socialistë, Ulsi Manjën dhe Igli Hasanin.
Ndërkohë, deputetja e PD-së, Jozefina Topalli, kishte sot seancën e saj të parë parlamentare, pasi u rikthye nga dasma e djalit të saj, Genar Topallit me moderatoren Cindy Marina në Itali.
Si gjithnjë, shkallët drejt godinës së Kuvendit kthehet në një ‘pasarelë’ me veshjet plot ngjyra e stil të burrave dhe grave, pjesë të legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë.
Top Channel