“I ra borisë që të lëvizte, më pas viktima nisi të ofendonte”/ Gruaja e autorit të vrasjes së Egli Pashollarit: Pasi braktisëm makinën bashkëshorti ndërroi rrobat, më pas…
Kjo e premte e 12 shtatorit mblodhi në Kuvend 140 deputetët e dalë nga zgjedhjet e 11 majit, mes tyre 72 që u ulën për herë të parë në karrigen e ligjvënësit.
Në fotot e shkrepura nga LSA, ligjvënësit duket teksa futen në Kuvend, dhe vëmendjen e mori Sara Mile, me shallin e “pikturuar” me sharjet që mori gjatë fushatës elektorale.
Një tjetër deputete shumë e komentuar, Marjana Koçeku, u shfaq sot me një model të ri flokësh. Teksa shumë deputete zonja kishin zgjedhur kostum në këtë seancë të parë të legjislaturës së re, deputetja Iris Luarasi u shfaq me këmishë.
Pas nisjes së seancës plenare e cila zgjati vetëm 24 minuta, në një tjetër foto duket lideri i demokratëve Sali Berisha, në të njëjtin rresht me kryeministrin Rama, dhe një moment ky i fundit hedh një shikim ndaj kundërshtarit të tij.
Top Channel