
Kosova ka arritur një fitore historike, duke mundur 2-0 në Prishtinë skuadrën e Suedisë, e vlefshme për Grupin B të Kualifikueseve të Botërorit 2026.
“Dardanët” zhvialluan një ndeshje të shkëlqyer, që ndoshta shumë pak e prisnin.
Në minutën e 26’, falë një kundërsulmi, Rexhbecaj kaloi në avantazh ekipin e Franco Fodës, teksa vetëm tre minuta nga fundi i fraksionit të parë, Muriqi dyfishoi shifrat.Në pjesën e dytë, “Dardanët” menaxhuan më së miri rezultatin, teksa në minutën e 91’, Emerllahu që kishte vetëm 6 minuta që ishte futur, u largua me karton të kuq.
Gjithsesi, kjo gjë nuk i prishi aspak punë të besuarve të Fodës, që sërish e mbajtën rrjetën e paprekur dhe në ato pak mi9nuta të mbetura.
Kështu Kosova ngjitet në vendin e dytë të Grupit B, duke i mbyllur ndeshjet e shtatorit në zonën “play off”.
Rezultati:
Kosovë 2-0 Suedi
Rexhbecaj 26’, Muriqi 42’
Goli i Rexhbecaj (Video)
Goli i Muriqit (Video)
Top Channel