
Analisti Lorenc Vangjeli analizoi në “Top Story” disa nga vendimet e kryeministrit Edi Rama gjatë muajve të fundit.
Ai u shpreh se pavarësisht aksioneve qeveritare për ndryshime, këto sipas tij janë veprime të ricikluara, pra të bëra më parë.
“Sipas parimit rezultati nuk është kushedi se çfarë, edhe kjo është e njëjta gjë. Kur shkëputesh nga e përditshmja, kuptojmë që është një pikë uji, e gjithë e përditshmja jonë. Po të shohësh lajmet që jepen ditë pas dite duket sikur bëhet hataja. Në fakt nuk ka ndryshuar ndonjë gjë e madhe.
U munduan të përtypin një rezultat që nuk e prisnin në këto nivele. Meqënëse nuk shpiket asgjë, thjesht riciklohet. Kam përshtypjen që ekipi që do të na qeverisë besoj se do të rivitalizohet. Ndoshta një frazë që ai (Rama) mund ta përmendë me stilin e batutave, ‘qeveri teknike deshe qeveri teknike ta dhash’”, tha Lorenc Vangjeli.
Top Channel