Aksident i rëndë në Berlin/ Makina përplas grupin me fëmijë të mitur, një kujdestar në gjendje kritike

04/09/2025 14:45

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Berlin, ku një makinë përplasi një grup prej 15 fëmijësh të moshës 7 dhe 8 vjeç, së bashku me kujdestarët e tyre.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:10 në lagjen Wedding, përgjatë Seestrasse, në cep të Dohnagstell.

Sipas autoriteteve gjermane, tre nga fëmijët pësuan lëndime të lehta, ndërsa një prej kujdestarëve është në gjendje të rëndë dhe po trajtohet në spital. Të plagosurit u transportuan me urgjencë në Spitalin Virchow.

Mjeti, që po kthehej pas një kthese, pësoi dëmtime në pjesën e përparme të majtë. Shoferi nuk është lënduar dhe është marrë në pyetje nga policia.

Shërbimet e emergjencës dhe forcat e rendit ndodhen në vendin e ngjarjes për hetimet e mëtejshme.

Top Channel