
Është hedhur në Monako shorti i fazës së ligës në UEFA Champions League, ku 36 skuadra kanë mësuar kundërshtarët e tyre.
Kampionët e PSG-së nuk do ta kenë e aq të lehtë, ku përballë do të kenë ekipe si Bayern, Barcelona, Tottenham e Newcastle.
E njëjta gjë mund të thuhet dhe për finalistët e Interit, me zikaltrit që kanë “peshkuar” Liverpool-in, Dortmundin, Arsenalin e Atleticon.
Reali do të takohet me rivalë të vjetër si Manchester City, Liverpool e Juventus, ndërsa Barcelona, përveç PSG-së, do të ketë dhe një duel të fortë kundër kampionëve të Botës, Chelsea-n.
Kalendari i Champions-it do të mësohet të shtunën e 30 korrikut, ndërsa ndeshjet e para do të nisin më 16 shtator. Sa i përket finales, ajo do të luhet më 30 maj 2026, në “Puskas Arena” të Budapestit.
Live shorti:
19:10 – Përfundon shorti!
18:20 – Kaka ftohet në skenë, nis shorti i Champions-it.
18:15 – Në skenë vijnë Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, i cili i dhuron Zlatan Ibrahimovic çmimin e Presidentit.
18:05 – Chelsea merr një çmim të veçantë nga UEFA si klubi që ka fituar çdo kompeticion europian.
18:00 – Fillon ceremonia e shortit të Champions-it në Monako.
Top Channel