Shorti Champions/ Gogla të pamëshirshme për PSG-në dhe Interin, Reali e Barcelona përballen me rivalë të vjetër! Zbulohen të gjitha sfidat

28/08/2025 19:10

Është hedhur në Monako shorti i fazës së ligës në UEFA Champions League, ku 36 skuadra kanë mësuar kundërshtarët e tyre.

Kampionët e PSG-së nuk do ta kenë e aq të lehtë, ku përballë do të kenë ekipe si Bayern, Barcelona, Tottenham e Newcastle.

E njëjta gjë mund të thuhet dhe për finalistët e Interit, me zikaltrit që kanë “peshkuar” Liverpool-in, Dortmundin, Arsenalin e Atleticon.

Reali do të takohet me rivalë të vjetër si Manchester City, Liverpool e Juventus, ndërsa Barcelona, përveç PSG-së, do të ketë dhe një duel të fortë kundër kampionëve të Botës, Chelsea-n.

Kalendari i Champions-it do të mësohet të shtunën e 30 korrikut, ndërsa ndeshjet e para do të nisin më 16 shtator. Sa i përket finales, ajo do të luhet më 30 maj 2026, në “Puskas Arena” të Budapestit.

Live shorti:

19:10 – Përfundon shorti!

18:20 – Kaka ftohet në skenë, nis shorti i Champions-it.

18:15 – Në skenë vijnë Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, i cili i dhuron Zlatan Ibrahimovic çmimin e Presidentit.

18:05 – Chelsea merr një çmim të veçantë nga UEFA si klubi që ka fituar çdo kompeticion europian.

18:00 – Fillon ceremonia e shortit të Champions-it në Monako.

 

FOTO GALERI
1/36

Top Channel