
Ylli brazilian Rodrygo Goes nuk do të largohet nga Real Madrid këtë verë.
Sipas të përditshmes spanjolle AS, sulmuesi anësor do të vazhdojë të mbetet pjesë e kampionëve të Europës, pavarësisht interesimit nga klubet e mëdha të Premier League.
Në javët e fundit, Arsenali dhe Manchester City ishin përmendur si destinacione të mundshme për 23-vjeçarin, ndërsa Tottenhami shpresonte që një kalim i mundshëm i Rodrygos te City të hapte derën për transferimin e talentit Savinho në “White Hart Lane”.
Por me konfirmimin se Rodrygo do të vazhdojë të qëndrojë në “Santiago Bernabeu”, planet e merkatos për disa klube angleze marrin tjetër drejtim.
Rodrygo, i ardhur në Madrid në vitin 2019 nga Santos, ka qenë një lojtar vendimtar në ndeshje të mëdha për Los Blancos dhe shihet si pjesë kyçe e projektit të Xabi Alonsos për sezonin e ri.
Top Channel