
26/08 22:28
Këngëtarja Taylor Swift është zyrtarisht e fejuar!
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo njoftoi fejesën me kampionin e NFL-së, Travis Kelce.
“Mësuesja juaj e anglishtes dhe mësuesi juaj i gjimnastikës po martohen”, shkruan ajo.
Thashethemet për lidhjen e tyre nisën në gusht të vitit 2023, pasi Kelce u pa në një nga koncertet e Swift në Kansas City, ku ylli i NFL-së luan me ekipin e Kansas City Chiefs.
Disa muaj më pas, në nëntor, në një intervistë për Wall Street Journal, të dy konfirmuan se ishin bashkë. “Nuk kam dalë kurrë më parë me dikë si ajo”, tha Kelce.
Top Channel