Pamje nga vendngjarja

Një aksident tragjik ndodhi këtë mbrëmje në Korçë, në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një mjet ka përplasur një 50-vjeçare, e cila lëvizte me biçikletë në rrugë. Gruaja me inicialet A.E., banuese në Korçë, ndërroi jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit, 73-vjeçari me iniciale F.H. u shoqërua në Komisariat.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit.

Top Channel