Babai u vrau të ëmën para syve, postimi rrëqethës i vajzës së 36-vjeçares shqiptare: Ike mami im, por ne…

23/08/2025 20:41

Vajza e Marjenës, 36-vjeçares që u vra brutalisht nga i shoqi Pandeli Nakoleci në Volos të Greqisë ka bërë një reagim prekës në rrjetet sociale.

“Ike, mami im, do të më mungosh shumë. E di që po na sheh atje lart, por unë Dino, Melisa dhe Asimina të duam shumë. Je gjithmonë në jetën tonë”, shkroi vajza bashkangjitur fotove në krahët e saj.

Babai i fëmijëve, i cili u vrau nënën para syve të tyre, u arrestua mesditën e sotme nga policia, pasi ishte arratisur menjëherë pas krimit.

40-vjeçari është i njohur për policinë . Ai kishte qenë i dënuar më parë për përdorim dhe trafik droge, dëshmi të rreme dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale.

Edhe pse ishin bërë shumë ankesa kundër tij, 36-vjeçarja dyshohet se nuk e ka denoncuar kurrë për dhunë në familje. Fqinjët e çiftit, pas vrasjes me gjakftohtësi të gruas, raportuan se shpesh dëgjonin zëra që vinin nga shtëpia e tyre.

Autopsia e 36-vjeçares pritet të bëhet në Selanik në ditët në vijim.

Top Channel