
Arsenal ka ndezur rivalitetin me Tottenham duke ia “rrëmbyer” nga duart transferimin e Eberechi Eze.
Pas javësh negociatash të Spurs me Crystal Palace, ishte gjithçka gati për marrëveshjen, por “Topçinjtë” u futën fuqishëm në garë pas dëmtimit të Kai Havertz dhe ofruan 68 milionë paund, duke siguruar shërbimet e mesfushorit.
Ky është vetëm rasti më i fundit i një fenomeni të njohur në futbollin anglez – “hijack”-u i marrëveshjeve në momentin e fundit. Sipas një artikulli të The Sun, Premier League ka parë disa nga episodet më të bujshme të tillë në dekadat e fundit.
10 rastet më të famshme të “rrëmbimeve” në Premier League
Manchester United ishte shumë pranë firmës me talentin 17-vjeçar nga Cardiff, madje kishte arritur akord publik. Por Arsene Wenger mori vetë në dorë situatën, takoi lojtarin dhe e bindi të kalonte në Emirates. Ramsey u bë ikonë e Arsenal me 369 ndeshje dhe tre FA Cup.
Liverpool arriti një marrëveshje me Brighton për 110 milionë paund, dhe Jurgen Klopp madje e konfirmoi publikisht afrimin. Por Chelsea reagoi menjëherë me një ofertë më të lartë, 115 milionë, duke i “rrëmbyer” mesfushorin që ishte tifoz i tyre që fëmijë.
Tottenham kishte mbyllur gjithçka me brazilianin, madje ai kreu vizitat mjekësore. Por një telefonatë nga Chelsea e ndryshoi gjithçka: Willian refuzoi Spurs dhe firmosi për rivalët e tyre të qytetit. Më pas fitoi dy tituj kampion me “Blutë”.
Chelsea ishte i bindur se do të firmoste me yllin brazilian, aq sa klubi nisi të shiste fanella me emrin e tij. Por në ditën e fundit të merkatos, Manchester City – i blerë sapo nga sheikët e Abu Dhabit – bëri një ofertë prej 32,5 milionë paund dhe e rrëmbeu lojtarin.
Blackburn kishte arritur marrëveshje për transferimin e Keane, por një vonesë burokratike i kushtoi shtrenjtë. Sir Alex Ferguson ndërhyri menjëherë dhe e bindi mesfushorin irlandez të nënshkruante për United, ku më pas bëri histori.
Lille kishte arritur akordin dhe Park ndodhej në hotel për vizitat mjekësore, por papritur “u zhduk”. Në fakt, kishte hipur në tren për Londër ku nënshkroi fshehurazi me Arsenal, që ofroi një pagë më të lartë.
Portugezi ishte vetëm një hap larg kalimit te Manchester City dhe kishte një akord verbal me klubin e Guardiolës. Por një telefonatë e Sir Alex Ferguson e bindi të rikthehej në “Old Trafford”. Transferim i madh në letër, por me epilog të hidhur për të dyja palët.
Tottenham mendonte se kishte bindur kampionin francez, por Petit përdori taksinë që Spurs i kishte paguar për të shkuar te shtëpia e Wenger-it. Atje u arrit marrëveshja me Arsenal, duke lënë rivalët e qytetit të poshtëruar.
Tottenham kishte nisur negociatat për kolumbianin, por vonesat i kushtuan shtrenjtë. Liverpool ndërhyri menjëherë me një ofertë prej 37,5 milionë paund dhe mbylli marrëveshjen në janar, duke e rrëmbyer nga duart e Spurs.
Tottenham e kishte bindur mesfushorin izraelit, por ndërkohë West Ham u fut në lojë. Harry Redknapp e takoi dhe e mori menjëherë firmën, duke i dhënë fund marrëveshjes me Spurs. Ironikisht, ai shënoi gol në debutimin kundër Tottenham.
Top Channel