Jeleku i shpëtimit i veshur nga një e mbijetuar e Titanikut del në ankand, blihet për më shumë se 700 mijë euro nga… Sulmet ajrore të SHBA dhe Izraelit mbi Teheran po përshkallëzohen, ndërsa Izraeli njofton goditje të reja “në shkallë të gjerë” ndaj infrastrukturës së regjimit.
Banorët e Teheranit kanë përshkruar momentet e tmerreit, teksa raketate dronët kalojnë mbi kokat e tyre. Një 30-vjeçar tregon se shpërthimet vazhdojnë të dëgjohen pa pushim. “Ende i dëgjoj shpërthimet. Nuk jam i sigurt nëse më jehojnë në vesh apo po ndodhin ende. Jam i lodhur”, shprehet ai.
Një tjetër banor, thotë se ka numëruar rreth 30 shpërthime vetëm gjatë së martës. “Po përkeqësohet çdo ditë. Sot shtëpia ime u mbush me tym. Cili do të jetë fundi i kësaj? Kur do të mbarojë? Dua vetëm begati dhe paqe për të gjithë ne”, thotë ai.
Banorët shprehen të frikësuar se objektivat e mundshme mund të ndodhen pranë zonave të banuara.
“Është e frikshme. Vërtet e frikshme. Nuk e di cilët zyrtarë jetojnë afër. Shpresoj të mos na kthehet kundër nesh dhe jetës sonë për shkak të tyre”, përfundon një tjetër iranian.
Ndërsa sulmet vazhdojnë, qytetarët e Teheranit përballen me netë të gjata ankthi dhe pasigurie për atë që mund të sjellin ditët në vijim.
Top Channel