“Protestuesi 26-vjeçar mund të ekzekutohet në Iran”, Trump nga Zyra Ovale: Vrasjet janë ndaluar, nëse do e bëjnë do mërzitem shumë 14/01 21:53
Kryemnistri Edi Rama ka ndarë pamje nga siti i ri arkeologjik në Bushat.
Krahas fotove, kreu i qeverisë shkruan se gërmimet shqiptaro-polake zbuluan gjurmë të qytetit antik ilir të shekullit të IV p.e.s.
Ndër të tjera ai shprehet se falë bashkëpunimit ndërinstitucional po hartohet edhe Zonifikimi Arkeologjik për administrimin e kësaj pasurie të çmuar kulturore.
“Qarku i Shkodrës pasurohet me një sit të ri arkeologjik në Bushat, ku gërmimet shqiptaro–polake kanë zbuluar gjurmë të qytetit antik ilir të shek. IV p.e.s.
Falë bashkëpunimit ndërinstitucional po hartohet edhe Zonifikimi Arkeologjik për administrimin e kësaj pasurie të çmuar kulturore“, shkruan Rama.
Top Channel