
Te Napoli ka alarm për gjendjen e Romelu Lukakut, i cili u detyrua të largohej pas gjysmë ore lojë në miqësoren kundër Olympiacos në Castel di Sangro. Sulmuesi belg pësoi një tendosje të kuadricepsit në kofshën e majtë, ndërsa në fushë u aktivizua Lorenzo Lucca në vend të tij.
Gjendja e “Big Rom” do të përcaktohet pas testeve të nevojshme, përpara ndeshjes së parë të sezonit kundër Sassuolos më 23 gusht.
Por vëmendja nuk ishte vetëm te Lukaku. Antonio Conte u duk dukshëm i nervozuar gjatë ndeshjes për shkak të faulleve të shumta të kundërshtarëve.
Momenti më i tensionuar erdhi kur trajneri italian doli në fushë për të protestuar, duke u përballur ballë për ballë me El Kaabi pas një faulli të rëndë ndaj mbrojtësit shqiptaro-kosovar Amir Rrahmani.
Antonio Conte “picchia” pic.twitter.com/uEHoclTar9
— FN (@FN_1926) August 14, 2025
Rrahmani, një nga lojtarët kyç të mbrojtjes së Napolit, ishte në qendër të vëmendjes për shkak të agresivitetit të kundërshtarëve, ndërsa Conte duket se po e përdorë çdo rast për të mbrojtur ekipin e tij dhe për të treguar vendosmërinë e tij në fushë.
Napoli pret lajme të mëtejshme për gjendjen e Lukakut dhe për përgatitjet për startin e sezonit të ri, ndërsa tensioni rritet përpara sfidës së rëndësishme kundër Sassuolos.
Top Channel