Zjarri djeg kishën e saporestauruar në Lefterhor të Delvinës, flakët përfshijnë edhe varrezat e fshatit

13/08/2025 18:35

Kisha në Lefterohor të Delvinës është djegur si pasojë e flakëve që përfshinë këtë të mërkurë fshatin.

Sipas priftit që shërbente në këtë objekt kulti, kisha sapo ishte restauruar dhe tashmë pas zjarrit, janë djegur të gjitha ikonat dhe afresket.

Besimtarët e përlotur shprehen se nuk kanë ku të kryejnë shërbesat fetare. Zjarri ka përfshirë edhe varrezat e fshatit.

Ndërkohë, banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri, pasi i druhen  riaktivizimit të vatrave.

Top Channel