Moment i pazakontë mes flakëve! Mikpritja e delvinjotit edhe në momentet më të vështira
13/08/2025 12:46
Avni Huda ka gjithë natën pa gjumë në luftë me flakët.
Ullishtet me të cilat siguronte të ardhurat i janë djegur. Shtëpia iu rrethua nga flakët, por zjarri u vu nën kontroll.
Me gjithë rrezikun, makthin e shqetësimin në këto momente të vështira kujdeset për një gotë ujë apo për një bistak rrush në shenjë mirënjohje për mbështetjen.
Top Channel