Fotolajm/ Flakët mbulojnë fshatin në Gramsh, banorët marrin ndihmën e parë! Pamje të rënda të bagëtive
13/08/2025 13:49
Situata e zjarrit në Gramsh vazhdon të jetë shumë e vështirë.
Era e ka përhapur zjarrin dhe vatra të reja kanë dalë në zona të ndryshme, duke përfshirë shumë shtëpi dhe bagëti.
Në pamjet e siguruara nga korrespondentja e Top Channel, Bruna Kërçyku, shihen momentet kur forcat mjekësore i vijnë në ndihmë personave të cilët arritën të evakuohen nga shtëpitë e tyre, që u përfshinë nga flakët.
Top Channel