Aksidenti i rëndë në Fier me tre të plagosur, arrestohet shoferi, humbi kontrollin e makinës

09/08/2025 12:41

Shoferi i makinës është arrestuar në lidhje me aksidentin e ndodhur një ditë më parë në vendin e quajtur “Qafa a Koshovicës” në Fier.

Nga aksidenti u dëmtua drejtuesi i mjetit dhe tre pasagjerë, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

“Në lidhje me aksidentin rrugor, të ndodhur dje, te vendi i quajtur “Qafa a Koshovicës”, informojmë se në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. Sh., 44 vjeç, banues në Patos, pasi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti u dëmtua drejtuesi i mjetit dhe tre pasagjerë, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve”, sipas njoftimit të policisë.

Top Channel