Djali i Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas, Dylan, festoi sot ditëlindjen.

I riu mbushi 25 vjeç, me nënën e tij që e uroi publikisht nëpërmjet rrjeteve sociale për këtë ditë të veçantë.

Catherine Zeta Jones lindi Dylan Douglas në vitin 2000, ndërsa tre vjet më vonë lindi vajza e dytë e çiftit, Carys – Zeta. Duke dashur t’i dërgonte urimet e saj të birit dhe t’i shprehte dashurinë, aktorja bëri një postim për të në llogarinë e saj personale në Instagram.

Pasi postuan foto nga momente të ndryshme të jetës së tyre, që nga koha kur Dylan ishte foshnjë e deri më sot, Catherine Zeta-Jones shkroi në mbishkrimin që shoqëronte postimin e saj: “Gëzuar ditëlindjen djalit tim të dashur. Ti je gjithçka për mua”.

Top Channel