VIDEO/ Po mundohej të thyente rekord, shoferit amerikan i del makina nga kontrolli dhe humb jetën teksa ecte me shpejtësi 450km/h

05/08/2025 22:55

Shoferi Chris Raske, i cili po përpiqej të thyente një rekord shpejtësie në tokë po ecte me më shumë se 450 km/orë gjatë një gare në Utah, humbi të dielën pasi humbi kontrollin e automjetit të tij Speed Demon, thanë organizatorët.

Gara po mbahej në Bonneville Salt Flats në Utah.

Raske, 60 vjeç, një veteran i garave të shpejtësisë, humbi kontrollin e automjetit  rreth katër kilometra në fillim të garës. Megjithëse iu dha ndihmë mjekësore në vendngjarje, ai më vonë vdiq nga plagët e marra.

Për dekada të tëra, sipërfaqja e sheshtë dhe e bardhë e Bonneville ka tërhequr shoferë që kërkojnë të thyejnë rekorde të reja botërore të shpejtësisë në tokë. Një mbetje e një liqeni prehistorik, fushat e kripës shtrihen rreth 100 milje në perëndim të Salt Lake City.

Për arsye sigurie, spektatorët ndodhen afërsisht 300 metra nga korsitë ku garojnë shoferët.

Top Channel