U zhduk në ujërat e Matit, gjendet trupi i pajetë i peshkatarit
01/08/2025 16:45
Trupi i pajetë i peshkatarit është gjetur pas disa orësh kërkime.
68-vjeçari me iniciale D. Q., u zhyt në ujërat e lumit Mat teksa hidhte rrjetat e peshkut.
“Polumbarët e Njësisë Speciale RENEA kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen nga uji të trupit të pajetë të shtetasit D. Q., 68 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40, ndërsa ka qenë shtetasi P. N., banues në Rrubik, i cili ka njoftuar se gjatë peshkimit në lumin Mat, shoku i tij, shtetasi D. Q., banues në Rrubik, është futur në ujë për të hedhur rrjetat e peshkimit dhe nuk ka dalë më në sipërfaqe.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Top Channel