Sherr me sendet të forta në Shkodër, i plagosuri përfundon në spital
31/07/2025 18:42
Një incident është regjistruar pasditen e sotme, ku një person ka mbetur i plagosur me sende të forta në qytetin e Shkodrës.
Korrespodenti i Top Channel, Klodian Zhivani raporton se ngjarja ka ndodhur para pak minutash në zonën e njohur si “Ish Dega”.
Pas përplasjes fizike, autori i dyshuar, 28 vjeç, ka goditur me hekur 42-vjeçarin.
Autori është shoqëruar ne komisariat ndërsa i plagosuri është ne spitalin e Shkodrës.
Top Channel