
Dinamo është rikthyer pas 15 vitesh në Europë me një kualifikim historik në “Elbasan Arena” përballë skuadrës nga Andorra, Atletic Escaldes.
“Nëndetësja” e Ilir Dajës barazoi 1-1 në sfidën e kthimit dhe falë fitores në ndeshjen e bparë, arriti të sigurojë kualifikimin në turin e tretë të kualifikueseve të Conference League.
Sfida e cila u transmetuar në DigitAlb, nisi mjaft mirë për të besuarit e Dajës, të cilët kaluan në avantazh që në minutën e 18’ me anë të yllit Baton Zabërgja, pas një gafe në mbrojtjen mike.
Por në fillimin e pjesës së dytë, Atletic Escaldes barazoi shifrat me anë të Berlangas. Gjërat u vështirësuan për kampionët e Kupës së Shqipërisë, pasi në minutën e 53’ ngelën me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të mesfushorit Karamba.
Gjithsesi, numri i lojtarëve në fushë u barazua pasi dhe miqtë u detyruan të luanin me 10 lojtarë 13 minutat e fundit të sfidës pas daljes me karton të kuq të Andrade.
Të besuarit e Dajës arritën të ruanin mjaft mirë rezultatin në minutat e mbetura, duke siguruar kështu një kualifikim historik për në turin e tretë të Conference League.
Rezultati:
DINAMO CITY 1-1 ATLETIC ESCALDES
Zabërgja 18’ / Berlanga 49′
Top Channel