“Rama n’burg, Berisha n’burg”, pas marshimit nëpër kryeqytet, disa protestues rikthehen para Kryeministrisë, të tjerë vijojnë lëvizjen në këmbë Zbardhen detaje të reja për vrasjen makabër ndodhur në Frashër të Fierit, ku vajza 26-vjeçare ka mbytur me tel babanë e saj, Anesti Rama.
Gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat ka mësuar të gjithë dinamikën e vrasjes ndodhur në banesën e viktimës.
Në momentin e krimit kanë qenë prezentë vajza, mama e saj (bashkëshortja e viktimës), si dhe Çlirim Dogani.
Dyshohet se vajza fillimisht e ka goditur babanë e saj në organet gjenitale, dhe pasi ai ka rënë në tokë, Dogani e ka mbajtur nga duart teksa ajo e mbyste me tel. Po ashtu dyshohet se ata kanë përdorur edhe mjete të forta dhe mjete prerëse.
Ndërkohë nëna e 26-vjeçares ka ndihmuar në fshehjen e gjurmëve dhe pastrimin e gjakut nga trupi i viktimës.
Krimi është zbuluar nga përgjimi i telefonit, ku 26-vjeçarja pas ngjarjes ka komunikuar me bashkëpunëtorin e saj, Dogani, që dyshohet se kishte lidhje intime me të. Ky i fundit ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve.
Top Channel