
Kanye West dhe bashkëshortja e tij, Bianca Sensori, kanë ndezur sërish diskutimet me një video ku ata shfaqen duke shkëmbyer puthje pasionante në një festë.
Më konkretisht, bëhet fjalë për festën pas ndarjes së çmimeve Grammy që u zhvillua shkurtin e kaluar. Sipas asaj që raportohet, ky moment intensiv mes çiftit është regjistruar, me Bianca Sensorin që doli në skenë për të performuar këngën e famshme të Adele, Rolling in the Deep, në karaoke.
Disa orë më parë, 30-vjeçarja kishte bërë sensacion në tapetin e kuq, duke u shfaqur me një fustan mini krejtësisht transparent pa të brendshme. Në festën pas ndarjes, pamja e saj ishte më e “përmbajtur”, por gjithsesi provokuese, pasi mbante veshur një body të zi transparent që i nxirrte në pah veçanërisht të pasmet.
Videoja nga ajo natë tregon reperin 48-vjeçar duke përqafuar me butësi Bianca Sensori-n dhe duke prekur trupin e saj ndërsa ata ndajnë një puthje pasionante. Nata përfundoi me reperin që largohet nga vendi i festës në Beverly Hills duke mbajtur gruan e tij në shpinë, duke u dukur serioz dhe pa fjalë.
Videoja kontroverse u bë sërish virale këtë javë, ndërsa Bianca Sensori mbërriti në Seul me një paraqitje që i habiti ata që ishin mësuar me stilin e saj të guximshëm. Më konkretisht, 30-vjeçarja zgjodhi për herë të parë një pamje plotësisht “të mbuluar”, me geta të zeza dhe një kapuç gri që i mbulonte flokët.
Bianca Censori brings drama to Seoul airport with Kanye West – https://t.co/hyrwzMkpU2 pic.twitter.com/1IYWxZbpvO
— Islamabad Insider (@IslooInsider) July 25, 2025
Kanye West ndoqi shembullin, duke veshur pantallona lëkure të zeza, një bluzë me zinxhir dhe këpucë kamoshi. Shfaqja e tyre e përbashkët erdhi vetëm disa ditë pasi fotot zbuluese të Bianca Sensori u publikuan nga një dhomë hoteli në Japoni. Fotot, të bëra nga vetë reperi në tetor 2023, e tregojnë atë duke pozuar me të brendshme të bardha me dantella.
Postimi erdhi në një kohë kur Kanye West është në qendër të akuzave nga ish-asistentja e tij, Lauren Pisciotta, e cila e akuzon atë për sulm seksual dhe trafikim, akuza që ai i mohon me forcë.
Top Channel