E mbytën dhe e hodhën në liqenin e Shkopetit! Zbardhet vrasja e Renis Dobrës, arrestohen dy autorët, tre në kërkim

16/07/2025 08:04

Është zbardhur vrasja e 23-vjeçarit Renis Dobra në liqenin e Shkopetit.

Lidhur me ngjarjen janë arrestuar dy persona, ndërsa janë shpallur në kërkim tre të tjerë.

Në pranga kanë rënë Petrit Çakrri, i cili është në Lekbibaj të Tropojës, si edhe Fatjon Bushgjoka, i arrestuar në Tiranë.

Në kërkim janë shpallur Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj, ndërsa ende nuk dihen shkaqet se pse e vranë të riun.

Dyshohet se trupi pasi është mbytur është futur në makinë, mjeti është hedhur në liqen dhe makina e ka nxjerrë jashtë viktimën në rrukullisje e sipër.

As viktima dhe as babai nuk rezultojnë me precedentë penalë. 23 vjeçari është hetuar për disa vjedhje, por kanë qenë situata të lehta.

 

Top Channel