Urdhri i Ramës/ Paraqesin dorëheqjen krerët e njësive në bashkinë Shkodër dhe Malësi të Madhe! Krerët në Pukë dhe Fushë Arrëz nuk pranojnë

14/07/2025 22:10

Pas udhëzimit të Kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e nënkryetarëve dhe administratorëve të njësive administrative në të gjitha bashkitë e vendit, kanë nisur lëvizjet në nivel lokal.

Të gjithë Administratorët e Njësive Vendore në Bashkinë Shkodër kanë paraqitur pranë Bashkisë Shkodër dorëheqjet nga pozicionet e tyre.

Në Malësi të Madhe, kryebashkiaku Tonin Marinaj ka qenë ndër të parët që ka zbatuar urdhrin.

Ai ka mbledhur vartësit e tij në një drekë lamtumire, ku u ka komunikuar ndryshimet e pritshme në administratë dhe vendimin për largimin e dy nënkryetarëve dhe disa administratorëve.

Edhe në bashkinë e Vaut të Dejës, kryebashkiaku Kristian Shkreli, nuk ka pranuar të bëjë shkarkime, megjithatë ka njoftuar se nesër do të takohet me të gjithë drejtuesit e bashkisë.

Ndërkohë, në Pukë dhe Fushë-Arrëz, ku bashkitë drejtohen nga kryetarë të djathtë, nuk ka pasur lëvizje. Dy kryetarët demokratë nuk kanë pranuar të ndërmarrin shkarkime, duke argumentuar se urdhri i Kryeministrit nuk është i detyrueshëm për ta.

Top Channel