Lodra të ndaluara në Kosovë, 150 mijë copë do të kthehen në Kinë ose do të shkatërrohen Përplasja ndodh në Theth, por Sali Berisha mbrojtjen banorëve të zonës ia ofroi nga selia.
Ditën e fundit të aksionit, kryedemokrati doli me kërkesa konkrete për Qeverinë.
“Dënoj me forcën më të madhe aktet e terrorit shtetëror, krimit shtetëror të kryer ndaj banorëve të Thethit dhe kërkoj ndërprerjen e këtij terrori. Dëmshpërblimin e të gjitha banesave të prishura, të premtuara se do legalizohen nga Edi Rama”-u shpreh Berisha.
Refuzon çdo vendim të orëve të fundit të Edi Ramës, por kryebashkiakët e djathtë i sheh të ulen me kundërshtarin politik pa asnjë hezitim. Por, për Berishën të zgjedhurit e tij shkojnë ne takimet e Kryeministrit me një mision.
“Unë i përgëzoj ata për kundërshtimet që i bënë. Mediat kanë dhënë kryetarin e bashkisë Kavajë, duke ja thënë në sy, se atë urdhër nuk e zbatoj, për shkarkimet dhe të tjera, së pari. … Në fakt përballë kryeministrit ja ktheu. I tha përballë, demokrat jam unë. Kurse ajo tjetra jo. Pra i përpoq ta fyente me demokrat”.
Berisha është i bindur se ka gjetur arsyet e nisjes se shembjeve ne Theth.
“Çdo gjë bëhet për të mbuluar funeralin elektoral të 11 Majit apo farsën elektorale të 11 Majit 2025. Celibashi po bëhet bashkëfajtor me DHL-në sepse nuk na dorëzohen dokumentet e dorëzimit të votave nga qytetari tek DHL-ja dorëzim që bëhet me firmë. Domethënë votat nuk janë dorëzuar nga qytetarët, janë mbushur në zyrat e PS, nuk ka diskutim ajo.”
Kryedemorkati bëri me dije se nuk ka në plan të thërrasë në zyrën e tij kryebashkiakët demokrat ndërsa pret qe Këshilli i Evropës dhe Kongresi i Autoriteteve Rajonale dhe Lokale te reagoje pozitivisht pas letrës ankese që shoqata e te zgjedhurve vendore iu ka dërguar.
Top Channel