“Dritan Hoxha i vlerësoi financiarisht artistët”, vajza e Agron Llakajt në Top Story: Top Channel vendosi standard

14/07/2025 22:42

Rrëfimi i fëmijëve të ikonave të humorit shqiptar ishte tema e kësaj të hëne në emisionin Top Story në Top Channel.

Vajza e Agron Llakajt, Alkida Llakaj u shpreh në studio se themeluesi i Top Medias, Dritan Hoxha i vlerësoi financiarisht artistët.

Ajo kujtoi kohën kur babai i saj nisi punën në spektaklin e humorit Portokalli në vitin 2003 dhe u surprizua nga pagesa që iu ofrua, e cila ishte e lartë për kohën.

“Duhet ta përmendim se është realisht njeriu që jo vetëm transformoi televizionin në konceptin e medias, por edhe të pagesës së artistëve, e kam fjalën për Dritan Hoxhën. Kur im atë filloi në Portokalli në vitin 2003 iu ofrua një pagesë që për kohën ishte e pamenduar dhe im atë ishte i surprizuar. Duhet ta themi dhe ta mendojmë që televizioni dhe Top Channel ka vendosur një standard tjetër të pagesës së aktorëve, flas të paktën për aktorët e humorit, nga andej e mbrapa pagesat në çdo televizion kanë pasur standard ato që vendosi Top Channel. Vlerësimi i artistëve shkon përtej vlerës monetare. Ka artistë që bëjnë humor për të jetuar dhe im atë është njëri prej tyre”, tha ajo.

Top Channel