“Nuk dyshoj te askush”/ Flet pronarja e restorantit të djegur në Theth: Dëmi 150 mijë euro, ia lë në dorë drejtësisë

10/07/2025 09:15

Aida Gjecaj, pronarja e restorantit të djegur në Theth, dyshon se zjarrvënia është e qëllimshme.

Ajo njihet si një nga thethianet më aktive që ka qenë zë kundër ndërtimeve pa kritere në Theth dhe betoniziminit. Bashkëshorti i saj është pjese e sistemit të drejtësisë.

Gjecaj shprehet se nuk dyshon te askush pasi nuk ka konflikte, ndërsa dëmi është rreth 150 mijë euro.

“Nuk kam dijeni, mbrëmë ndodhesha në Tiranë por më kanë njoftuar në 2 të natës. Komshinjtë kanë ndërhyrë të fiknin zjarrin por nuk kanë shpëtuar dot gjë. Nuk ka pasur dëme në njerëz. Ekspertiza paraprake thonë që nuk ka patur shkëndije elektrike pasi energjia nuk është ndërprerë asnjëherë.

Nuk kam dyshime se nuk i kam askujt borxh, as konflikt as kërcënime. Unë jam një bujtinë e vogël, kam vetëm 5 dhoma në pronësi, nuk e di nëse ka të bëjë… nuk e di kujt tja vej gishtin. Dëmi rreth 150.000 euro. Ia lë në dorë drejtësisë dhe ekspertëve që janë për këtë punë”-u shpreh Gjecaj.

Top Channel