Dita e tretë e aksionit në Theth, pas përplasjeve me policinë, banorët hapin rrugën për në fshat
09/07/2025 10:28
Në ditën e tretë të aksionit për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth, banorët i kanë bërë bllokadë policisë duke bllokuar urën hyrëse për në fshat.
Ata kërkojnë ndalimin e aksionit dhe diskutim me qeverinë.
Pas përplasjeve me policinë, banorët hapin rrugën për në fshat.
Prej tre ditësh ka nisur aksioni për lirimin e hapësirave publike në disa qytete të vendit, përfshirë edhe Thethin.
Kryeministri Edi Rama u ka dhënë ultimatum bashkive që të lirojnë hapësirat publike të zaptuara nga bizneset.
Ky aksion po zhvillohet edhe Tiranë, Durrës, Fier dhe Vlorë.
Top Channel