Dosja “Partizani”/ Shtyhet seanca e parë e themelit në Gjykatën e Posaçme, Berisha nuk ishte i pranishëm

30/06/2025 10:30

Seanca e parë gjyqësore e themelit pritej të mbahej të mbahej këtë të hënë për dosjen “Partizani”.

Akuzat rëndojnë ndaj ish kryeministrit Sali Berisha, Jamambër Malltezit, Xhimi Begesë. Fatmir Bektashi, Andia Pushtina dhe shoqërive Homeplan shpk dhe Kontakt shpk.

Seanca e parë u hap nga tre gjyqtarët Elsa Ulliri Kryesuese, Bib Ndreca dhe Rudina Palloj anëtarë, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha.

Në seancë mungonte Fatmir Bektashi për arsye shëndetësore dhe kreu i PD, Sali Berisha.

Ndërsa Andia Pustina nuk ishte e pranishme në sallën e gjyqit dhe kërkonte të përfaqësohej nga avokati i saj Klodian Skënderi.

Nga ana tjetër, njëri nga avokatët e ish kryeministrit Berisha, Klodiana Gjyzari deklaroi: Koha ka qenë e shkurtër dhe ne nuk kemi dijeni nëse zoti Berisha është njoftuar për seancën e sotme.

Mësohet se fletëthirrja për Berishën është marrë dhe firmosur nga Malltezi.

Elsa Ulliri: Zoti Malltezi e keni njoftuar të pandehurin Berisha në lidhje me seancën e sotme?

Jamarbër Malltezi: Nuk e kam njoftuar.

Në një shkresë policia bëri me dije se ia ka dorëzuar fletëthirrjen zotit Berisha dhe se ai është në dijeni për seancën e sotme.

Prokurori Arben Kraja: I pandehuri Sali Berisha nuk është njoftuar për seancën e sotme, po ashtu shoqëria Homeplan shpk konstatojmë se nuk ka avokat në sallë.

SPAK kërkoi që seanca të shtyhet dhe të caktohet një datë tjetër dhe pas kësaj u vendos që seanca të shtyhej dhe të mbahej në datën 21 korrik ora 10:30.

Gjykata: Të konsiderohet e pranishme Andia Pustina dhe të mbrohet nga avokatja Klodiana Gjyzari. Gjykata legjitimon avokatët e të pandehurve. Seanca do shtyhet për në një datë tjetër.

Kujtojmë se ish kryeministri Sali Berisha ndodhet nën masën detyrim paraqitje, kurse dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi në arrest shtëpie.

Top Channel