“Vendimi më i drejtë që kam bërë”, Erion Isai flet për divorcin: Asnjë ndarje nuk është e lehtë

28/06/2025 22:45

Erion Isai, tashmë kreu i bashkisë së Kolonjës, ishte këtë mbrëmje i ftuar në “Goca dhe Gra” në Top Channel.

Ai u ndal edhe te divorci i tij, që ka ndodhur para 2 vitesh, por që publikisht ai e njoftoi pak kohë më parë. Ai tha se ka qenë një vendim i drejtë për t’u marrë, pa dhënë detaje më tepër.

“Unë nuk jam prifti i Kolonjës, por kryetari i bashkisë. Nuk ka ndarje që nuk është e vështirë, jam në një paqe fantastike me veten dhe mendoj se është një nga vendimet e drejta që kam bërë në jetë.

I vetmi moment i vështirë është përshtatja me nocionin e një familjeje të re, që vajzat duhet të ndajnë kohën me nënën e tyre dhe mua. Proces që ka vështirësitë e veta. Nuk di të shpjegoj ndjesitë e para dy viteve, por është një shkallë që ti e bën edhe ecën. Arsyet e divorcit, është një kapitull që nuk dua të rimbush portalet. Besoj se ka qenë vendimi më i drejtë që kemi marrë, sepse kur një gjë nuk funksionon, nuk funksionon”, tha ai.

I pyetur për një status në rrjetet sociale bërë pak kohë më parë nga osh-bashkëshortja e tij, ku shkruante se ‘është e vështirë të bësh dhe gruan dhe burrin’ duke nënkuptuar se ai nuk ishte prezent në jetën e vajzave, Isai iu përgjigj: Nënën e fëmijëve të mi do ta respektoj si nënën e fëmijëve të mi dhe nuk do të bëjë kurrë një koment për të. Sa i përket kujdesej për fëmijët, marrëdhënia me vajzat është përtej ditëve të përcaktuara nga Gjykata, edhe kuota mujore është përtej. Fëmijëve nuk u kemi shpjeguar një nocion të divorcit, por që do kemi dy shtëpi, me mamin dhe babin, në evente të shkollës mundohemi të jemi të dy.

Top Channel