Maturantët sot në provimin e fundit/ 27 mijë nxënës testohen në Lëndët me Zgjedhje, publikohen tezat

24/06/2025 10:30

Kjo e martë sjell përfundimin e ciklit të provimeve për Maturën Shtetërore.

Mbi 27 mijë nxënës po realizojnë provimin e fundit të maturës shtetërore, atij të Lëndës me Zgjedhje.

Lëndët e përfshira në këtë provim janë: Kimi, Fizikë, Biologji, Histori, Gjeografi, Qytetari dhe Psikologji, Filozofi, Sociologji, Ekonomi, etj.

Nxënësit janë paraqitur në ambientet e shkollës në orën 08:30 ndërsa provimi nisi në 10:00.

Edhe në këtë provim u publikuan tezat e lëndëve me zgjedhje, madje në rrjetet sociale nuk mungojnë postimet, kur maturantët ironizojnë faktin se janë lejuar të përdorin celularin në sallën e provimit, që në fakt është rreptësisht e ndaluar.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel