“Nuk përpunojmë dot më shumë se 180 faqe nga dosja në ditë”, avokati i Veliajt flet pas shtyrjes së seancës gjyqësore: SPAK e ka me nxitim procesin 01/04 14:35
Gjatë samitit të NATO-s në Hagë, kryeministri Edi Rama ka takuar senatorët e grupit vëzhgues për aleance ushtarake në Senatin Amerikan.
Ka qenë vetë kreu i qeverisë që ka ndarë fotot në llogarinë tij në Facebook.
Pak më herët Rama takoi shefin e NATO-s, Mark Rutte, ku tha se diskutuan për ‘angazhimet e Samitit, Ballkanin Perëndimor, investimin madhor për Portin e Ri të Durrësit, ku NATO do të angazhohet për terminalin ushtarak, e po ashtu edhe për përgatitjet e Samitit 2027 në Tiranë‘.
Në qendër të samitit të NATO-s që po mbahet në Hagë janë diskutimet për përforcimin e mbrojtjes kolektive, rritjen e shpenzimeve të përbashkëta dhe sfidat e sigurisë rajonale dhe globale.
Top Channel