
Prej më shumë se 30 orë vatrat e zjarrit në zonën e fshatit Pilur të Bashkisë së Himarës vijojnë të jenë aktive.
Edhe pse për shuarjen dhe izolimin e flakëve është punuar si nga toka ashtu dhe nga ajri zjarri është aktiv ende, duke djegur shkurre dhe pemë që ka kodrat e këtij fshati.
Ndërkohë deri në mesditën e djeshme helikopteri ka vijuar të hedhë ujë për të shuar flakët, por zjarri i ndihmuar dhe nga era është aktiv.
Zjarrfikëset dhe punonjësit e bashkisë së Himarës kanë mbajtur në kontroll zjarrin që mos të përparoj drejt zonave të banuara, ndërkohë që në orët e para të ditës së sotme drejtimi i flakëve po përparon drejt zonës së Porto Palermos.
Forcat e armatosura kanë mbërritur në ndihmë të zjarrfikëseve të Himarës, ndërkohë që pritet që dhe sot helikopteri të hedhë ujë për shuarjen e flakëve.
Top Channel