
Beteja ligjore e demokratëve në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve u mbyll me tensione dhe debate mes përfaqësuesit ligjor të PD Marash Logu dhe anëtarit Ilir Rusmali.
Përplasja nisi pasi juristi Logu kërkoi sqarime mbi deklarimet e Komisionerit se kishte kursyer miliona euro nga vota e diasporës dhe kërkesës për informacion sa ishte numri i rasteve ku mungon nënshkrimi i zgjedhësve nga jashtë.
Krahas debatit u demokratët ia dolën që me ndihmën e dy anëtarëve te KAS, Ledio Braho dhe Elvis Çefa të hapin 96 kuti që i përkasin KZAZ së Peqinit dhe Gramshit ku PD ka denoncuar fenomenin e trenit bullgar.
Nga KAS beteja e demokratët pritet te zhvendoset në Kolegjin Zgjedhor, hallkën e fundit të ankimimit.
Top Channel