“Ishte tek palestra, Hoxhaj e qëlloi me pistoletë”, Alibej rrëfen ekzekutimin e Emiljano Ramazanit: Armën donim ta linim në shtëpinë e…

10/06/2025 15:06

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me krimet ku është përfshirë Erion Alibej, tashmë i penduar i drejtësisë.

Ai ka zbuluar se si kanë realizuar planin për vrasjen e Emiliano Ramazanit, sipas dëshmisë së zbardhur nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

“Ditën e ekzekutimit, Emiliano Ramazani ishte te palestra, Henrik Hoxha ishte shofer dhe Skerdi Tase ishte ekzekutor. Ka ardhur makina e Emiljano Ramazanit, dhe pa e fikur Emiliano makinën e ka ekzekutuar Henrik Hoxhaj me pistoletë TT”, ka thënë Alibej.

Alibej: Kur Nuredini erdhi në shtëpinë time, rreth asaj periudhe ishte kohë karantine. Doja të kishte lidhje mes Nuredinit dhe Dashnor Dumanin, dhe i kam dërguar dikë nga Roterdami për t’i nisur një telefon të enkriptuar.

Lidhëm kontaktin dhe e ka pyetur edhe në lidhje me të afërmit e tij. Koha kur Nuredini shkonte e vinte në shtëpinë time. Nëpërmjet Eno Bitrit, lidhëm kontakt me Mikael Qosen, gjatë bisedave Nuredini i thotë po, jam unë pas këtyre vrasjeve.

I nis një foto ku ishin shumë euro mbi tavolinë dhe një shkrim ku shkruhej datë, muaji dhe ora. Kemi 2 milionë euro për vrasjen e Erion Alibej.

Sipas Nuredinit, i ka kërkuar gjysmën e lekëve dhe në këmbim Talo Çelën. Ka kontaktuar me Mikael Qosen që i ka thënë do i vras të gjithë jevgjit e tu. Ne i dinim të gjithë ata që na kishin vrarë familjarët e tu. Në vazhdimësi janë kryer shumë biseda.

Nuredini solli një Pasat ngjyrë gri, makinë e vjedhur. Sa i përket një liste, nuk ka qenë kurrë një listë.

E kemi lënë makinën në garazh te dajat e mi në Peqin. Nuk e kemi pasur një plan, përgatiteshim për diçka të radhës. Daja e nuses kishte një kapanon buzë rrugës te Metalurgjiku dhe na interesonte. Asokohe interesoheshim dhe për Bujar Çelën, vëllain e Talo Çelës. Për ekzekutimin e Bujar Çelës, e morën përsipër Henrik Hoxha dhe Skerdi Tase.

Alibej: Gjatë kohës vendosëm për Emiljano Ramazanin, për të cilin informator kishim përveç Nuredinit, edhe Eljo Bitrin dhe Xhuljano Hoxhën.

Avokati i Xhuljano Hoxhës: I pandehuri Xhuljano Hoxha ka kërkuar të jetë prezent kur t’i përmendet emri i tij.

Prokuroria nuk e konsideron arsye për të ndërprerë seancën pasi mund t’i vihen në dispozicion regjistrimi me audio.

Alibej: Donim të vrisnim Emiljano Ramazanin sepse ishte më aktivi që kishin grupi i Çopjave bashkë me Bujar Çelën. Këtë si punë e morën Henrik Hoxha dhe Skerdi Tase, për vrasjen e Emiliano Ramazanit. Kanë qenë 2-3 episodet që mbetën tentativë dhe nuk u krye ekzekutimi. Ditën e ekzekutimit, Emiliano Ramazani ishte te palestra, Henrik Hoxha ishte shofer dhe Skerdi Tase ishte ekzekutor. Ka ardhur makina e Emiljano Ramazanit, dhe pa e fikur Emiliano makinën e ka ekzekutuar Henrik Hoxhaj me pistoletë TT. Pas ekzekutimit kanë vazhduar rrugën dhe në dalje të Elbasanit, e kanë lënë armën diku në fshatin Brosh me idenë që do kthejnë dhe do e fusnin në shtëpinë e Bujar Çelës. Henrik Hoxha gjithmonë merrte makina me qera për të kryer vrasje. Emiliano Ramazanin e njihja si mik të Mikael Qoses, i njihja dhe vëllain Leonard Rrahmani.

Unë kam qenë gjithmonë komunikues, për çdo gjë që kam bërë e kam menduar me Nuredinin.  Nuk merja unë ose ai ndonjë vendim, ai e organizonte dhe unë isha pro për çdo gjë. Për vrasjen e Emiliano Ramazanit kam qenë i interesuar unë. Nga ana ime kam patur informator Xhuljano Hoxhën dhe Nuredin Dumani Eljo Bitrin. Xhuljano Hoxha ka qenë në dijeni për vrasjen e Emiliano Ramazanit. E kam paguar edhe në këtë rast.

Për çdo vrasje do paguheshin 100 mijë euro, për vrasjen e Emiliano Ramazanit kam paguar 75 mijë euro, aq sa më ka thënë Nuredini. Të nesërmen e ekzekutimit të vrasjes së Emilianos, kam dërguar Arsen Preçin, te rrethrrotullimi i Tegut, e priti një vajzë në taksi të cilës i dorëzoi paratë.

Top Channel