
Shqipëria nuk po gjen mënyrën për të thyer “mallkimin” leton.
Kuqezinjtë e drejtuar nga Silvinjo u ndalën në një barazim 1-1 ndaj Letonisë mbrëmjen e së martës, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
Edhe pse me objektiva të lartë dhe me një grup me lojtarë cilësorë, Kombëtarja nuk arriti të sigurojë fitoren në këtë përballje të rëndësishme. Letonia, që historikisht ka qenë një kundërshtar “i pakalueshëm” për Shqipërinë, mbetet sërish pengesa e pazgjidhur: 6 ndeshje dhe asnjë fitore, por edhe pa humbje – të gjitha janë mbyllur me barazim.
Kjo ndeshje shënon një tjetër zhgënjim për tifozët, të cilët prisnin më shumë nga skuadra. Pavarësisht përpjekjeve në fushë, Shqipëria nuk arriti të përfitojë plotësisht dhe të marrë tri pikët që do ta afronin më shumë me vendet e para të grupit.
Historiku me Letoninë vazhdon të mbetet unik: të gjitha përballjet, qofshin ato zyrtare apo miqësore, kanë përfunduar pa fitues. Kjo seri e barazimeve nënvizon një problematikë të vazhdueshme të Shqipërisë në përballjet me ekipe teorikisht më të dobëta.
Top Channel