
Një tërmet i frikshëm me magnitudë 6.4 ballë goditi rajonin Atacama në Kilin verior.
Fatmirësisht nuk u shënua asnjë viktimë, por më shumë se 20 mijë banesa mbetën pa energji elektrike.
Tërmeti ndodhi në orën 13:15 sipas kohës lokale 54 kilometra nga qyteti i Diego de Almagro, sipas Qendrës Kombëtare Sizmologjike.
❗️🇨🇱 – Magnitude 6.4 Earthquake Hits Chile, Leaves Thousands Without Power
A 6.4-magnitude earthquake struck Chile, affecting regions from Antofagasta to Coquimbo, with the strongest impact felt in Atacama, according to Chile’s National Disaster Prevention and Response Service… pic.twitter.com/VE3QqPfUiM
— 🔥🗞The Informant (@theinformant_x) June 6, 2025
Në një postim në llogarinë e tij në platformën X, Presidenti Gabriel Boric tha se deri më tani nuk është raportuar për viktima.
Pamjet dhe fotot nga mediat lokale treguan dritare të thyera dhe mure të shembura në qytetin e Copiapos, 800 kilometra në veri të Santiagos.
#Internacionales | Sismo de magnitud 6.5 en la Escala Richter en la región de Atacama, Chile, ocasiona daños a infraestructura en algunos lugares como Copiapó.
Se reporta que más de 70 mil personas no tienen energía eléctrica. #PanamaEnDirecto pic.twitter.com/HfwhSnlMMq
— Panamá En Directo (@panamaendirecto) June 6, 2025
Kili është një nga vendet më sizmikisht aktive në botë. Tre pllaka tektonike takohen në rajon: Nazca, Amerika e Jugut dhe Antarktida. Në vitin 1960, qyteti i Valdivias u shkatërrua nga një tërmet me magnitudë 9.5 ballë, më i forti i regjistruar ndonjëherë. Të paktën 9,500 njerëz u vranë. Në vitin 2010, një tërmet me magnitudë 8.8 ballë – i ndjekur nga një cunami – vrau 520 njerëz.
Top Channel