Organizata e Kombeve të Bashkuara bëri thirrje të martën për “de-eskalim” pas tre ditësh përleshjesh në Los Angeles mes forcave të rendit dhe protestuesve që kundërshtojnë politikat e imigracionit të presidentit Donald Trump.

OKB paralajmëroi për rrezikun e një “militarizimi” të mëtejshëm të situatës.

“Ne nuk duam të shohim një militarizim të mëtejshëm dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve — në nivel lokal, shtetëror dhe federal — që të punojnë për qetësimin e situatës,” deklaroi Farhan Haq, zëvendëszëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.

Deklarata vjen pasi presidenti amerikan urdhëroi vendosjen e trupave të Gardës Kombëtare në Los Angeles për të përballuar trazirat.

Top Channel