
Shqipëria do të luajë një nga ndeshjet më të rëndësishme të kualifikueseve të Botërorit 2026, ku në “Arenën Kombëtare” do të presë Serbinë mbrëmjen e 7 qershorit.
Kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Berat Gjimshiti, i bëri thirrje tifozëve shqiptarë që të mbështesin ekipin, teksa kërkon vetëm fitoren në këtë takim.
“Shpresoj që nesër të jetë tifozeria më e bukur në Botë. Gjithë shqiptarët, që kanë qenë mbështetja më e rëndësishme dhe shtesë në fushë, në çdo ndeshje të rëndësishme dhe në miqësore.
Kisha 3-4 ditë pushim dhe ika të shihja gjyshin e gjyshen në vendlindje, sepse vitet e fundit kisha shumë pak kohë. Porosia ishte ajo që keni dëgjuar të gjithë. Por ne jemi të fokusuar te ndeshja dhe kërkojmë fitoren. Kemi një kundërshtar shumë të fortë dhe ne hyjmë në fushë për të fituar ndeshjen”, u shpreh Gjimshiti.
Top Channel