Marrëdhëniet e tensionuara Kanada-Indi, kryeministri Carney fton Modin në Samitin e G7

06/06/2025 22:43

Kryeministri kanadez Mark Carney e ka ftuar homologun e tij indian Narendra Modi në samitin e G7 që do të mbahet në vendin e tij këtë vit, pavarësisht tensioneve diplomatike midis dy vendeve.

Ftesa u njoftua nga zyra e Carney pas një bisede telefonike midis dy kryeministrave.

Ottawa tha se të dy udhëheqësit diskutuan lidhjet tradicionalisht të ngushta midis Kanadasë dhe Indisë, duke përfshirë lidhjet e thella shoqërore dhe partneritetet e rëndësishme ekonomike.

Samiti i G7 i shtatë demokracive perëndimore më të fuqishme ekonomikisht do të mbahet në Kananaskis, Alberta, nga 15 deri më 17 qershor. Kancelari gjerman Friedrich Merz dhe Presidenti i SHBA-së Donald Trump pritet gjithashtu të marrin pjesë në takime.

India nuk është anëtare e G7, por mund të ftohet si mysafire në samitin e saj vjetor.

Arsyeja e mosmarrëveshjes midis Kanadasë dhe Indisë është vrasja e aktivistit Hardeep Singh Nijar në qershor 2023 në provincën kanadeze të British Columbia.

Ky rast shkaktoi tensione serioze në marrëdhëniet dypalëshe. Kryeministri i atëhershëm kanadez Justin Trudeau akuzoi qeverinë indiane se ishte përgjegjëse për vrasjen e synuar të Nijar, një akuzë që New Delhi e hodhi poshtë.

Top Channel